KPA mbyll pa vendim përfundimtar vetingun për Mimoza Margjekën

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të përmbyllë pa një vendim përfundimtar procesin e vetingut ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, pasi ajo nuk gëzon më statusin e magjistrates.

Sipas Kolegjit, Margjeka është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë si pasojë e një vendimi penal të formës së prerë për korrupsion, çka e bën të pamundur vijimin e procesit të rivlerësimit kalimtar. Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi mbylljen e çështjes pa hyrë në shqyrtimin e themelit.

Margjeka ishte shkarkuar fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt 2024, ndërsa më pas edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas dënimit penal. Ajo u shpall fajtore për korrupsion, lidhur me marrjen e 6 mijë eurove përmes bashkëshortit të saj, me qëllim ndikimin në një çështje gjyqësore.

Me vendimin e shpallur më 26 shkurt 2026, KPA e konsideron të përfunduar procesin e vetingut ndaj saj, vendim që është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related