“Platformë për një lëvizje ku të jenë të ftuar elita shqiptare”, Açka zbulon synimet e grupit të ri parlamentar

Data

Deputetja Flutura Açka e ftuar në një program televiziv thotë ka folur për grupin e deputetëve të cilët u bënë bashkë me qëllimin siç thotë ajo për një lëvizje ku të ftohet elita shqiptare.

Sipas Açkës, tre janë çështjet që i bashkoi, mbështetja për drejtësinë, bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe kodi zgjedhor, për ti zgjedhur deputetet vetë qytetarët.

Gjatë intervistës Açka thekson se e mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhonte një koalicion që mund të ishte dinjitoz.
“Jemi bashkuar për këtë çështje, e para: Për të mbështetur drejtësinë shqiptare, e dyta është sjellja ndaj ndërkombëtarëve dhe çështja e tretë ka të bëjë me Kodin Zgjedhor, për mënyrën si i zgjedhim deputetet.
Unë do të doja që këtë nukël parlamentar, që është një grup parlamentar do të donim ta kthenim ndoshta në një lëvizje. E mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhojë një koalicion që mund të ishte dinjitoz që emrat të shtronte ky koalicion të jenë emra që të vendosin shqiptarët” tha Açka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related