Kanceri në rritje në Shqipëri, mjekja e njohur zbulon “ilaçin” rus: “Ka patur shumë sukses, ja si aplikohet”

Data

Tre në një mijë shqiptarë preken nga kanceri në vit. Të dhënat u bënë të ditura nga profesoresha Margarita Ifti në A2 CNN, sipas të cilës numri i rasteve të kancerit në botë po vjen duke u rritur dhe në vitin 2040 pritet të arrijnë 30 milionë.

“Numri i rasteve të kancerit vjen duke u rritur. Në 2022 ka patur 20 milionë raste të reja të kancerit në botë, në 2040 priten 30 milionë.

Pararojën e mbajnë vendet e zhvilluara ku në SHBA përqindja e rasteve është 6% pra 6 veta në 1 mijë preken nga kanceri në vit. Njëjtë edhe në BE. Rusia ka 4 në 1 mijë, Kina 3.4 në 1 mijë

Po Shqipëria? Vendi ynë ka 3 në 1 mijë të prekur nga kanceri në vit, sipas mjekes, e cila shton se faktorët kryesorë të rritjes së rasteve janë;  rritja e ndotjes, ushqimi i keq,  stili i jetesës dhe plot faktorë të tjerë.

Përballë kësaj situate një zgjidhje vjen nga Rusia që ka të bëjë me “imunoterapinë e personalizuar”, e cila do të aplikohet nga janari i vitit 2025 dhe do të jetë falas në spitalet ruse.

Fizikania thekson se deri tani kundër kancerit ka 3 mënyra; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia. Por po flitet gjithmonë e më tepër për imuno-terapinë. Kjo është e personalizuar. Në Indi ka një vit e gjysmë që përdoret për kancerin e mitrës, por vetëm për atë. Në Francë po bëhen përpjekje. Edhe në SHBA, kompanitë farmaceutike që po tentojnë të gjejnë një imunoterapi jo të personalizuar.

Rusia ka bërë një hap përpara dhe do ta aplikojë nga 1 janari 2025 në spitalet e saj. Nga testet e deritanishme, doktoresha tha se kjo vaksinë ka patur sukses.

Sipas saj imunoterapia pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera.

“Për çdo pacient merret monstra dhe në fund pas disa ditësh në institutin e onkologjisë shkon flakoni i vaksinës që është vetëm për atë pacient. Dhe kjo shtetit rus i kushton 3 mijë dollarë.

Kjo terapi pritet ta shërojë por jo ta parandalojë tumorin. Përdoret krahas tyre; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia.

Është vënë re që ka shumë efekt në rastet malinje të zorrës së trashë që është tumori më vdekjeprurës. Është vrojtuar reduktimi me 75%, në fazën e tretë klinike. Deri tani, me kombinim të teknikave, kjo imunoterapia pastron metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera. Pas kësaj, ndaj këtij lloj kanceri je imun përjetë. Pra kjo kuron dhe të bën imun”.

Kanceri i zorrës së trashë, ka regjistruae shumë raste në Shqipëri. Mjekët thonë se po prek edhe të rinjtë. “Nuk ushqehen mirë, nuk bëjnë sport” – janë dy arsyet kryesore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related