Plagosja në Berat për një parakalim, 37-vjeçari qëllohet në bark dhe dërgohet në Traumë në gjendje të rëndë

Data

Një konflikt i nisur për një parakalim mjetesh është përshkallëzuar në përdorim armësh mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Beratit, ku është plagosur rëndë 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi). Ngjarja ndodhi rreth zonës së njohur si “Dogana”, një pikë hyrëse e qytetit.

Sipas burimeve policore, Toska po udhëtonte me një mjet tip Seat, së bashku me një shok, në aksin Kombinat–Dimal. Gjatë lëvizjes, një automjet tjetër, një fuoristradë me ngjyrë të zezë, i ka ndjekur nga pas dhe ka kryer disa parakalime provokuese.

Pas manovrave të përsëritura dhe tensionimit të situatës, Toska ka ndaluar mjetin dhe ka zbritur për të kërkuar sqarime nga shoferi i fuoristradës. Në atë moment, drejt tij është qëlluar me armë zjarri, duke e goditur me një plumb në bark. Shoku i tij, që ndodhej në sediljen e pasagjerit, ka zbritur gjithashtu, por është tërhequr menjëherë pas të shtënave dhe ka njoftuar policinë.

Burimet e hetimit theksojnë se mes 37-vjeçarit dhe autorit të dyshuar nuk ka pasur asnjë njohje të mëparshme, çka e përforcon pistën e një konflikti të çastit të lindur vetëm për shkak të manovrave në trafik.

Fillimisht, Toska është dërguar në Spitalin Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë të plagës është transportuar urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor i DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related