Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në “Kthesën e Cakranit” në Fier, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz”, duke përfunduar më pas në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, mes tyre 3 efektivë policie, të cilët u transportuan menjëherë në spital. Të katër të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tre autoambulanca mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
⸻
Njoftimi zyrtar i policisë:
“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Cakranit’, automjeti me drejtues shtetasin A. Y. ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H.. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës policie, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”
