Gjendet një trup i pajetë në lumin Mat, dyshohet se është ish-oficeri i Gardës Flamur Kolmarku

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në zonën e Matit, ku një person është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet mjekësore nga spitali i Burrelit, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi dhe transportimin e tij drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është një mashkull rreth 55 vjeç, ndërsa identifikimi zyrtar pritet të kryhet pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Dyshohet se personi i gjetur i pajetë është ish-oficeri i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi, sipas familjarëve, kohët e fundit vuante nga humbja e kujtesës dhe ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Në këtë fazë, policia nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi identitetin e viktimës

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related