“Pinte shumë, kishim frikë dhe kam denoncuar”- Burri mbajti peng fëmijët dhe qëlloi RENEA-n, flet gruaja: Fizikisht nuk më ka dhunuar, por…

Data

Bardha Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, Aleks Marku, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ajo ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente.

Ajo ka treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar që të pinte. Nga frika, ajo ka bërë edhe denoncim.

Në një prononcim për mediat, gruaja thotë gjithashtu se bashkëshorti i saj nuk ka ushtruar dhunë fizike, por psikologjike.

Madje gjatë kohës që ajo ishte në Itali, bashkëshorti i saj nuk i ka nxjerrë fëmijet për të folur.

“Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija nesër dhe ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët vetë ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët se janë në komisariatin e Durrësit. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar, kam pasur dokumentet e fëmijëve që ishin në shkollë, kam pasur vaksinat e djalit dhe kisha takim me avokaten. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë.

Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë ditë. Fizikisht nuk më ka dhunuar, por psikologjikisht por.

Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë se nervoz ishte. Shumë pak flisja më fëmijët kur isha në Itali. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka plotësuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng”, tha gruaja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related