Pas një javë heshtje, Erion Veliaj reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama. Nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.
Në një intervistë juristja Brizida Gjikodi tha se është e pakuptimtë që Veliaj të rikthehet në punë apo në “skenën e krimit” siç e quan ajo.
“Vepra penale që ka në ngarkim janë konsumuar përgjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ndaj nuk ka sens të rikthehet në punë “në skenën e krimit”. Sfida e Veliajt është të përballet me këtë situatë. Të mos e mbante peng Tiranën. Pra të ishte marrë me dosjen penale, ajo është gjeneza, aty është edhe djepi i problemit”, tha Gjikondi.
