Petrit Vasili rikthen debatin për çështjen e detit: Letra e Ilir Meta zbardh heshtjen e Edi Rama ndaj zgjerimit 12 milje të Greqisë

Data

Ish-deputeti Petrit Vasili ka rikthyer në vëmendje debatin për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe qëndrim të gabuar ndaj zgjerimit të mundshëm të ujërave territoriale greke në 12 milje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili publikoi letrën e dërguar më 31 gusht 2020 nga presidenti i atëhershëm Ilir Meta drejtuar Ramës, ku kërkohej informacion mbi komunikimet me palën greke, qëndrimin zyrtar të qeverisë dhe veprimet e planifikuara nga Shqipëria.

Sipas Vasilit, Meta kishte kërkuar sqarime për pasojat e mundshme ndërkombëtare të një akti të njëanshëm nga Greqia, ndërsa Rama, sipas tij, u soll si “zëdhënës” i Athinës.

Ai rikujtoi deklaratën e Ramës se çdo vend me dalje në det ka të drejtë sovrane të zgjerojë ujërat territoriale deri në 12 milje, për sa kohë nuk cenohen interesat e vendeve të tjera.

Vasili solli në vëmendje edhe qëndrimet e diplomatit Shaban Murati dhe ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, të cilët kanë ngritur më herët pikëpyetje mbi mundësinë e një veprimi të njëanshëm të Greqisë në hapësirat detare.

Në reagimin e tij, Vasili i drejtoi disa pyetje publike kryeministrit, duke kërkuar të dijë:

  • çfarë veprimesh ndërmori qeveria pas deklaratave të Athinës për zgjerimin në 12 milje;
  • nëse pati komunikime me institucione ndërkombëtare;
  • çfarë bashkëpunimi pati me Presidentin dhe Kuvendin;
  • pse nuk u bë transparente marrëveshja e diskutuar me qeverinë greke;
  • dhe pse grupi negociator shqiptar mbeti i paplotësuar.

Sipas Vasilit, çështja e kufirit detar është një temë me rëndësi kritike kombëtare dhe kërkon transparencë të plotë institucionale, ekspertizë të gjerë dhe përgjegjësi politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related