Përplasja SHBA-Iran thellohet, Teherani hedh poshtë deklaratat e Trump si retorikë të pabazë

Data

Tensionet mes Iran dhe  SHBA janë përshkallëzuar më tej, pasi autoritetet iraniane kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave kërcënuese të Donald Trump.

Forcat e armatosura iraniane i cilësuan deklaratat e presidentit amerikan si “retorikë arrogante” dhe “kërcënime të pabaza”, duke theksuar se ato nuk kanë asnjë ndikim në strategjinë ushtarake të vendit.

Në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore IRIB, zëdhënësi i komandës supreme ushtarake Khattam al-Anbiya deklaroi se retorika e Uashingtonit nuk do të ndikojë në planifikimin apo vazhdimin e operacioneve iraniane.

Ai shkoi edhe më tej, duke e cilësuar Trumpin si “të pabalancuar” dhe duke pretenduar se deklaratat e tij synojnë të mbulojnë humbjet e SHBA-së në rajon.

Kjo përplasje retorike vjen pas paralajmërimeve të forta nga Uashingtoni për mundësinë e një ndërhyrjeje të shpejtë ushtarake ndaj Iranit, duke rritur frikën për një konflikt të hapur në Lindjen e Mesme.

Analistët paralajmërojnë se shkëmbimi i deklaratave të ashpra mes dy vendeve rrit rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrolluar, ndërsa diplomacia duket gjithnjë e më e vështirë në këtë fazë të krizës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related