Tensionet në Ngushtica e Hormuzit kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar mbylljen e plotë të kësaj rruge kyçe detare.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet iraniane akuzuan Shtetet e Bashkuara për shkelje të kushteve të armëpushimit dhe njoftuan se ngushtica do të mbetet e mbyllur deri në heqjen e bllokadës detare ndaj porteve dhe anijeve iraniane.
Sipas tyre, megjithëse disa anije u lejuan të kalonin më herët, mungesa e hapave konkretë nga Uashingtoni për të lehtësuar situatën përbën një shkelje të marrëveshjes.
Garda Revolucionare paralajmëroi gjithashtu se çdo anije që tenton të kalojë drejt Ngushtica e Hormuzit mund të konsiderohet si objektiv i mundshëm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për transportin ndërkombëtar detar.
Zhvillimi vjen menjëherë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili theksoi se SHBA nuk do të lejojë “shantazh” dhe paralajmëroi për mundësi përshkallëzimi nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin.
Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë është zhvilluar një mbledhje urgjente e sigurisë për të analizuar situatën dhe hapat e mëtejshëm.
Situata është tensionuar edhe më shumë pas raportimeve për sulme ndaj anijeve tregtare, përfshirë dy mjete me flamur indian që u goditën gjatë kalimit në Ngushtica e Hormuzit.
Ngjarjet e fundit rrisin shqetësimet për ndikimin global të krizës, duke qenë se kjo ngushticë përbën një nga arteriet kryesore të furnizimit botëror me energji.
