Përplasje në Këshillin e Rregullores/ Bardhi- Sinajt: Na thuaj lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë

Data

Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Seanca nuk ka qenë aspak e qetë ndërsa ka patur edhe debate mes Sinajt dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit.

Bardhi iu drejtua Sinajt duke i thënë se ai ka futur duart në buxhetin e shtetit. Bardhi shtoi se ai i ka dhënë lekë për buxhetin për dëmin qe ka shkaktuar ndërsa Sinaj ka futur duart në buxhetin e shtetit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shtoi duke iu drejtuar Sinajt që tu tregojë edhe lejet e ndërtimit që ka marrë në Tiranë. Ndërkohë Sinaj u shpreh se nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi ndërsa e quajti atë shpifës dhe gënjeshtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related