Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës të policisë Shkodër lidhur me atentatin në Dobraç, ku humbën jetën katër persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm.
U raportua se arrestimi i tyre u krye në oret e para të mëngjesit.
Pak ditë më parë AMP ka kallëzuar në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës nën akuzën se shpërdoruan detyrën, pasi sipas AMP, nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
