Përplasje në Baks-Rrjoll, 2 banorë në spital pas konfrontimit me policinë

Data

Situata në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë vijon të mbetet e tensionuar, ku edhe këtë të premte janë shënuar përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.

Sipas burimeve nga terreni, dy banorë kanë mbetur të lënduar gjatë konfrontimeve fizike dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Prej rreth një muaji, banorët kundërshtojnë punimet për ndërtimin e një resorti turistik në zonë, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe hapjen e një dialogu me institucionet.

Ndërkohë, prania e shtuar e policisë ka rritur tensionet, ndërsa banorët paralajmërojnë vijimin e protestave deri në një reagim konkret nga autoritetet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related