Berisha ironizon Spiropalin pas ndryshimeve në qeveri

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas riformatimit të kabinetit qeveritar, duke ironizuar largimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me Spiropalin dhe komentoi me tone ironike, duke përdorur termin mitologjik “shitoj” për të përshkruar, sipas tij, gjendjen e saj pas zhvillimeve të fundit politike.

Ai aludoi se ndryshimet në qeveri lidhen me situatën e krijuar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ndërsa e cilësoi reagimin e Spiropalit si të “ngrirë”.

Postimi i Berishës vjen në vijim të reagimeve të shumta politike që kanë shoqëruar rrokadën e fundit në kabinetin qeveritar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related