I dënuar me burg për mashtrim, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër

Data

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”, është arrestuar nga Policia Kufitare. Shtetasi A. A., banues në Tiranë, ishte dënuar më parë nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës me 3 vite burg.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye në kuadër të kontrolleve rutinë, ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Autoritetet bëjnë me dije se policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related