Përplasen tre automjete në aksin Fier–Levan, nuk raportohen të lënduar

Data

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Levan, në zonën e njohur si Çezma e Levanit, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor, ku gjatë fundjavës regjistrohet fluks i shtuar automjetesh.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related