Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në njësinë administrative të Postribës. I plagosur ka mbetur Çel Shabaj.
Mësohet se policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, dhe se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.
Autori dhe i plagosuri kanë përplasur makinat në askin rrugor të Prekalit në njësinë administrative Postribë.
Pas debatit me fjalë autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Çel Shabajn në këmbë duke e lënë të plagosur.
