Këlliçi shpërthen në foltore: Carlo dhe Mero paguhen nga paratë e inceneratorëve

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar ashpër botuesit Carlo Bollino dhe Mero Baze për shpifje të qëllimshme ndaj opozitës, duke deklaruar se ata paguhen nga paratë e inceneratorëve që, sipas tij, nuk ekzistojnë.

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e PD-së, Këlliçi u shpreh se këto media përpiqen të mohojnë faktet historike dhe të linçojnë opozitën për interesa financiare.

“Një fakt historik që nuk e mohon dot as Edi Rama, as mediat e paguara të Rilindjes, as Carlo e as Mero. Shqipërinë në Këshillin e Europës e anëtarësoi Partia Demokratike në korrik 1995 dhe kjo është meritë e pamohueshme e saj”, deklaroi ai.

Sipas Këlliçit, pavarësisht shpifjeve dhe propagandës së financuar nga skandali i inceneratorëve, faktet mbeten të pandryshueshme. Ai theksoi se çdo arritje madhore e Shqipërisë në integrimin europian, anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave lidhet drejtpërdrejt me qeverisjen e PD-së dhe Sali Berishën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related