Përmbytjet në Itali, zhduket një foshnje e porsalindur dhe gjyshja e tij, autoritetet në kërkim të tyre

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali.

Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.

Forcat zjarrfikëse dhe polumbarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related