Përgjimet e ‘SKY ECC’ zbulojnë grupin kriminal në Maqedoninë e Veriut! Trafikonte kokainë nga Amerika Latine, akuzohen edhe për vrasjen e një shqiptari (EMRI)

Data

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim edhe me Europol ka zhvilluar një megaoperacion për goditjen e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine.

arrestim sky ecc maqedoni

 

Zanafilla e hetimeve kanë qenë mesazhet në aplikacionin “Sky ECC”, ndërsa mes personave të akuzuar është edhe bosi i drogës Sheval Muaremi i cili jeton në Dubai.

Policia arrestoi 7 persona ndërsa 9 të tjerë u shpallën në kërkim. Njëri nga të dyshuarit u kap në Spanjë.

Sa i përket episodeve të zbuluara që lidhjen me Shqipërinë, është zbuluar vrasja e një trafikanti shqiptar droge të identifikuar si Shyqyri Beu alias Tauland Beu alias Riku Beu, 35 vjeç nga Kavaja, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit si dhe transporti i 1 kg kokainë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

“Grupi i organizuar kriminal organizoi edhe disa transporte kokaine nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut  si dhe nga Shqipëria në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një rast është organizuar transferimi i gjashtë kilogramëve lëndë narkotike kokainë nga Belgjika për në Maqedoninë e Veriut, në dy raste është organizuar transferimi i katër kilogramëve kokainë dhe në një rast është organizuar transportimi i një kilogrami lëndë narkotike kokainë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal, i cili vepronte jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar dhe si rezultat i aktiviteteve të tyre kriminale lidhur me tregtinë e paligjshme të drogave narkotike, fituan burime të konsiderueshme financiare, të cilat i investuan në ndërtimin e shtëpive luksoze, blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin e objekteve hoteliere luksoze, të cilat do të jenë objekt i hetimeve financiare me qëllim konfiskimin e tyre.

Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal S.M., së bashku me anëtarët e grupit kanë organizuar dhe kryer tentativën për të vrarë një person nga fshati Bardovci. Po ashtu vrasjen e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në fshatin Gorna Matkë të Shkupit dhe vrasja e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021, kur në Shkup u vra A.B. dhe B.V”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related