SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Data

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit Donald Trump në vitin 2024 për të dëbuar emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të zbatojmë ligjet e emigracionit”,tha Nënpresidenti JD Vance për programin “Face the Nation” të rrjetit CBS News të dielën.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave dhe nga Shtëpia e Bardhë, gjatë ditëve të para të administratës së re të zotit Trump, u arrestuan më shumë se 1000 emigrantë dhe qindra u riatdhesuan në vende të tjera, përfshirë Guatemalën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related