Përgjaket lufta mes klaneve të Rilindjes në Kukës, drejtori pl@gos të afërmin e kryebashkiakut, Klosi dhe Shalsi…

Data

Kukësi duket se po përjeton ditë tensioni të larta mes radhëve të Partisë Socialiste, teksa përplasjet mes klaneve të Rilindjes kanë kaluar çdo kufi, duke kulmuar me një ngjarje të rëndë kriminale. Drejtori i Shërbimeve në bashki, Zenel Muçmata, pas një sherri të ashpër fizik dhe verbal me Elvis Halilin, të afërmin e kryebashkiakut Albert Halilaj, e ka ndjekur këtë të fundit deri në fshatin Bicaj, ku e ka qëlluar me armë zjarri. Viktima ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Kukësit, ndërsa autori vijon të jetë në arrati. Në sfondin e kësaj përplasjeje të dhunshme, degët e PS-së në Kukës janë përfshirë nga tensionet e brendshme. Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe drejtuesi politik Eduard Shalsi kanë vendosur të shkarkojnë krerët aktualë të degës, Anila Sokolin dhe Besmir Lamallarin, duke deleguar drejtimin te kryebashkiaku Halilaj.

Por kjo lëvizje ka ndezur revoltën e socialistëve vendas, të cilët akuzojnë përjashtimin e kontributorëve të vjetër dhe emërimin e figurave të diskutueshme. Madje përplasjet kanë shpërthyer edhe në rrjetet sociale, ku militantët shprehin hapur zhgënjimin dhe kërcënojnë me bojkot elektoral. “Po përsekutoni njerëzit që mbajtën PS-në në ditët më të vështira”, shkruan një anëtar i zemëruar, ndërsa një tjetër paralajmëron: “Asnjë votë nga fisi im, se keni mbushur bashkinë me demokratë.” Në këtë situatë të ndezur, largimi i Pandeli Majkos nga drejtuesë politik i Parisë Socialiste në Kukës duket se ishte një parathënie e krizës së djeshme. Me zgjedhjet që afrohen, përçarja e socialistëve kërcënon seriozisht pozitat e partisë në një nga bastionet e saj tradicionale. Ndërkohë, kryeministri Rama duket i pafuqishëm për të shuar flakët që po përpijnë degën lokale, teksa rebelimi i socialistëve është gjithnjë e më afër shpërthimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related