Përfundoi në spital pas përplasjes me policinë, Lapaj sërish në telashe – procedohen 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar katër aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Sipas policisë, ata akuzohen për konflikt me efektivët dhe hedhje të sendeve të forta në drejtim të uniformave blu.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, është proceduar penalisht, ndërkohë që ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi pësoi dëmtime në kokë gjatë ndërhyrjes së policisë, pas rënies së një bombole gazi.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

  • Edison Haklaj
  • Alfred Matoshi
  • Eligert Hima
  • Ergjys Llanaj

Sipas njoftimit të policisë, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa protestues kanë hedhur sende të forta drejt forcave të rendit, duke shkaktuar dëmtimin e dy punonjësve të policisë, njëri prej të cilëve vijon të jetë i shtruar në spital.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në Prokurori edhe për disa persona të tjerë, për veprën penale të pushtimit të hapësirës publike, pasi kanë vendosur çadra dhe objekte të tjera përpara Kryeministrisë, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrat e policisë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të vendosë për masat e mëtejshme ndaj personave të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related