Arrestimi i Maduros, Macron: Metoda e veprimit nuk mbështetet nga Franca

Data

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca nuk e mbështet dhe nuk e miraton metodën e përdorur nga Shtetet e Bashkuara për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa u bë publike nga zëdhënësja e qeverisë franceze. Macron theksoi se, pavarësisht qëndrimit kritik ndaj Maduros, mënyra se si u realizua operacioni nuk përputhet me parimet që Franca mbështet në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në një prononcim për mediat, presidenti francez e cilësoi Nicolás Maduron si “diktator” dhe shtoi se largimi i tij nga pushteti është “një lajm i mirë për popullin venezuelian”, por sqaroi se kjo nuk justifikon mjetet e përdorura për kapjen e tij.

Reagimi i Macron vjen pas kritikave të forta nga e majta franceze, e cila e akuzoi presidentin për një qëndrim fillestar të paqartë dhe për mungesë distance ndaj veprimit amerikan.

Arrestimi i Nicolás Maduros ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 janarit 2026, gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Pas ndërhyrjes, Maduro u dërgua jashtë vendit dhe aktualisht pritet të përballet me akuza penale federale në Shtetet e Bashkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related