Pentagoni paralajmëron për çdo skenar me Iranin, Pete Hegseth: Kemi plane si për përshkallëzim ashtu edhe për tërheqje

Data

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Pentagon ka përgatitur plane për çdo zhvillim të mundshëm në raport me konfliktin me Iran.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, Hegseth tha se ushtria amerikane është e përgatitur si për forcimin e pranisë ushtarake, ashtu edhe për tërheqjen apo riorganizimin e trupave nëse situata e kërkon.

“Kemi plan për gjithçka. Kemi plan për forcim të pranisë ushtarake nëse është e nevojshme, kemi plan për tërheqje nëse duhet, si dhe për riorganizim të forcave”, deklaroi ai.

Megjithatë, kreu i Pentagonit shmangu dhënien e detajeve konkrete mbi veprimet e ardhshme ushtarake, duke theksuar se situata mbetet shumë serioze dhe lidhet drejtpërdrejt me objektivin e presidentit Donald Trump për të penguar Iranin që të sigurojë armë bërthamore.

Hegseth komentoi gjithashtu edhe buxhetin e ri ushtarak amerikan prej 1.5 trilionë dollarësh, duke e cilësuar atë si një reflektim të “urgjencës së momentit” dhe të nevojës për të përgatitur ushtrinë amerikane për sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Ai iu përgjigj edhe kritikave për mungesën e municioneve dhe raketave pas operacioneve të fundit ushtarake, duke siguruar se Pentagoni ka kontroll të plotë mbi rezervat strategjike.

“E dimë saktësisht çfarë kemi dhe kemi në dispozicion gjithçka që na nevojitet”, u shpreh Hegseth.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related