Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubim është shprehur se dhuna ndaj deputetëve të opozitës është dëshmi flagrante e asaj çfarë mund të bëjnë narkodeputetët, dhe padrinoja i tyre kundër deputetëve të opozitës sot
FJALA E BERISHËS
Qytetare dhe qytetarë, 7 tetori është prova jonë e madhe.
Edi Rama, pas 32 vitesh pluralizëm, pasi zbrazi Shqipërinë më shumë se çdo pushtues tjetër, pasi vodhi dhe plaçkiti këtë vend sa asnjë sundimtar i huaj apo vendas në histori dhe shekuj, u rikthye në origjinën e tij.
U rikthye tek etërit e tij mizorë.
