Braçe: Protesta është legjitime, zëri i të rinjve duhet dëgjuar

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një shprehje legjitime të shqetësimeve qytetare dhe duke kërkuar që zëri i të rinjve të merret seriozisht në procesin e vendimmarrjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se në protestë ka qytetarë që mbrojnë interesa të ligjshme, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas tij, vendimet që merren sot do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e brezave të ardhshëm, ndaj nuk mund të merren pa përfshirjen e tyre.

“Nuk mund të vendosim për ta, por pa ta,” shkruan Braçe.

Deputeti socialist theksoi se të rinjtë janë brezi që do të përballet me pasojat e politikave të sotme, ndërsa kanë parë nga afër vështirësitë ekonomike, pabarazitë dhe mungesën e mundësive me të cilat janë përballur familjet e tyre.

Ai apeloi që institucionet të mos e injorojnë këtë zë, por ta konsiderojnë pjesë të domosdoshme të debatit demokratik, duke nënvizuar se përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related