PD: Zvarritja për Ballukun është mekanizëm mbrojtës politik, i jepet kohë të prishë provat

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë veprim si një strategji të qëllimshme për ta mbrojtur politikisht.

Sipas PD-së, zvarritja e çështjes, si në Kuvend ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësore, por një operacion i koordinuar për të bllokuar veprimtarinë e SPAK-ut dhe për të penguar drejtësinë në nivelet më të larta të pushtetit.

Demokratët akuzojnë mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po përdorin shtyrjet procedurale si mekanizëm mbrojtës për Ballukun, duke theksuar se edhe Gjykata Kushtetuese ka shtyrë pa afat vendimmarrjen për çështjen e saj.

PD nënvizon se shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve me arsyetimin e pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e pabazuar ligjërisht, pasi kërkesa e re e SPAK për masë sigurie ndaj Ballukut nuk lidhet me çështjen e pezullimit nga detyra.

Sipas opozitës, si veprimet e Kuvendit ashtu edhe ato të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, të komanduar politikisht, me qëllim blerjen e kohës.

PD paralajmëron se çdo vonesë i shërben drejtpërdrejt kryeministrit dhe të pandehurës, duke krijuar hapësirë për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijimin e aferave korruptive me vlera miliona euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related