PD: Veliaj i jep 6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë

Data

Zëdhënësja e Antikorrrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka publikuar disa dokumente.

Sipas Vangjelit kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk i ndal shkeljet dhe se i ka dhënë  6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë.

Vangjeli shprehet se Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Ajo thekson se sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro. Vangjeli më tej shtoi se edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojë PD që SPAK të reagojë.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Erjon Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Denoncimeve të deritanishme i shtohet emri i ri i një drejtori tjetër.

Alban Dokushi me detyrë, Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related