“Kam ikur në shenjë revolte”/ Andrea Mano merr mandatin e Salianjit,demokrati flet për shkresat që i kanë ardhur nga…

Data

Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit të demokratit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit, ka folur për shkresat që i kanë ardhur nga KQZ, si edhe qëndrimin në Grupin e PD-së. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ka marrë shkresën nga KQZ për mandatin e deputetit dhe se e ka pranuar. Andrea Mano theksoi se tashmë është në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë, ndërsa theksoi se është deputet i PD-së dhe do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj force politike.

“Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim”, u shpreh ai, duke shtuar se largimi i tij ka qenë shenjë proteste ndaj ish-kryetarit të PD-së dhe jo ndaj partisë.

Pjesë nga deklarata:

Andrea Mano: Unë jam në fazën që kam marr një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD.

A do ti bashkoheni aksionit opozitar për mosbindje civile?

Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtareve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu siç ne mendonim, sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotërisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD, por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues sanksionesh, dhe grup sanksionesh. por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie.

A do t’i ktheheni politikës pas mbarimit të mandatit si deputet?

Sigurisht që po, ndaj dëshirën time dhe vullnetin tim, për të qenë përfaqësues i qytetarëve të Korçës, një përfaqësi e cila pavarësisht përpjekjeve të mëdha në atë kohë nuk u arrit për shumë arsye. Por do ti kthehem jetës aktive dhe do përpiqem që atë proces që nisëm në vitin 2021 ta çojmë deri në fund.

Ajo që ne besuam të gjithë që pas largimit të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, riformatimi i Partisë Demokratike, reformimi i saj të themi më mirë ngjalli një shpresë dhe një pritshmëri të madhe si kudo edhe në qytetin e Korçës. Pavarësisht se ne që dhamë dorëheqjen nga ai kryetar partie u anatemuam si tradhtarë, u anatemuam si njerëz qe shkelin parimet e PD-së. Me thënë të drejtën gjithë ajo pritshmëri që u krijua, fatkeqësisht ka mbetur vetëm pritshmëri. Duhet një punë shumë e madhe, një qasje e re e PD-së qe ne të kemi mundësi që gjithë këtë grup të madh njerëzish që kanë një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe ndaj qeverisë të bëhen pjesë e projektit tonë opozitar, nuk duhet vetëm një rrugë, nuk duhet vetëm një mënyrë për ti bashkuar këta shqiptarë dhe gjithë këta njerëz të pakënaqur me pushtetin por duhen disa variante, duhen njerëz të rinj që kanë një vizion ndryshe nga mënyra e të bërit politikë, njerëz te cilët duhet ti sjellin në fund PD-së atë që i mungon, një projekt i ri, ndryshe nga e kaluara dhe që do të ishte fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related