Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar dje zv.kryeministren Balluku për të cilën tha se me një të rënë të lapsit shtoi 50 mln euro për tunelin e Llogarasë, që sipas tij do të mjaftonin për të rritur pensionet.
“Ju i thoni pensionistëve që s’ka nevojë për minimum jetik, por harroni që keni ndryshuar listën dhe keni zvogëluar listën e barnave të rimbursueshme. A kemi guxim të sqaroni kush ju ka detyruar të ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme. Jo se u ka detyruar Rama që të favorizojë një aleat të vetin politik. Ju thoni në Kuvend se ti sigurosh pensionistet një minimum jetik 200 mijë lek të vjetra është lëmoshë. Do të mjaftonin 50 mln euro që u shtuan me një të rënë lapsit në tunelin e Llogarasë për të siguruar rritjen e pensioneve që mos të kemi indeksim 1 deri në 1.5% gjatë, por për një rritje 20 apo 30% për të nisur shkallë-shkallë rritjen reale të pensioneve.
