Bylykbashi në SPAK për aferën 19 milionëshe në Durrës, mohon thirrje për 21 janarin

Data

Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD.

Oerd Bylykbashi: Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.

A keni marrë ftesë nga SPAK për 21 janarin?

Oerd Bylykbash: Jo nuk kam ftesë të tillë, unë atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk kam ftesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related