Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se sot do të depozitohet në Kuvend Raporti i Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit ndaj SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Në një reagim publik, Bardhi thekson se PD është në mbështetje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, duke u shprehur: “Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.”
Sipas tij, në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për shtyp, ku do të prezantohet raporti dhe do të jepen detaje mbi arsyet pse, sipas demokratëve, kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe t’i hapet rrugë arrestimit të deputetes.
