PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mosmiratimin e Komisionit Hetimor mbi fondet IPARD II në bujqësi

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mosmiratimin nga Kuvendi të ngritjes së një Komisioni Hetimor për fondet e programit IPARD II në sektorin e bujqësisë.

Sipas opozitës, refuzimi i kërkesës për ngritjen e komisionit nga shumica parlamentare përbën shkelje të të drejtave kushtetuese të opozitës dhe cenon rolin e saj në kontrollin e qeverisë.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike argumenton se votimi kundër ngritjes së komisionit hetimor e kthen funksionin e opozitës në parlament në një formalitet dhe dëmton standardet e parlamentarizmit demokratik.

Demokratët theksojnë se çështje të rëndësishme që lidhen me administrimin e fondeve publike dhe interesin e qytetarëve duhet të mund të diskutohen dhe hetohen në Kuvend përmes mekanizmave parlamentarë.

Sipas PD, nëse opozita nuk mund të ushtrojë të drejtën për të ngritur komisione hetimore dhe për të kontrolluar veprimtarinë e qeverisë, atëherë cenohet balanca e pushteteve dhe funksionimi normal i sistemit demokratik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related