Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha. Vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Sali Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie.
Pak minuta pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në seli. Gazetari Osman Stafa raportoi se makina e Berishes ka mbërritur poshte pallatit ku banon, me sa duket për të marrë kreun e PD. Ndërkohë që nuk ka lëvizje të tjera pranë banesës.
