Tatimet u kujtojnë bizneseve afatin për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025

Data

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të dorëzojnë brenda afatit pasqyrat financiare për vitin 2025, duke rikujtuar se afati i fundit për raportimin e tyre është data 31 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pasqyrat financiare duhet të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit e-Filing.

Detyrimi për raportim u takon subjekteve që paguajnë tatimin mbi fitimin korporativ ose tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi. Ky detyrim vlen gjithashtu edhe për organizatat jofitimprurëse, në rastet kur qarkullimi vjetor i tyre është mbi 5 milionë lekë.

Administrata Tatimore thekson se pasqyrat financiare duhet të hartohen në përputhje me ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare dhe të dorëzohen në format elektronik, si në version PDF të skanuar, ashtu edhe në format Excel.

Së bashku me pasqyrat financiare, subjektet duhet të paraqesin edhe dokumente shtesë, si gjendjen e inventarit të mallrave dhe lëndëve të para në datën 31 dhjetor 2025, si dhe inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.

Tatimet sqarojnë gjithashtu se dokumentet duhet të jenë të nënshkruara dhe të vulosura nga administratori i subjektit ose nga personi përgjegjës për hartimin e pasqyrave financiare.

Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, bizneset mund të kontaktojnë drejtoritë rajonale tatimore ose Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related