Ka probleme me zhvillimin normal të Parlamentit”, Mediu për zgjedhjet: Prej 2013 nuk kemi bërë Reformë Zgjedhore

Data

I ftuar në një intervistë televizive, deputeti Fatmir Mediu deklaroi se  Shqipëria ka probleme me çështjen e zgjedhjeve, ka probleme me zhvillimin normal të Parlamentit, dhe shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin.

Ndaj ai u shpreh se “jemi Republikë Parlamentare dhe jemi demokraci përfaqësuese zërin e kanë qytetarët. Por për fat të keq qytetarët nuk kanë në dorë të zgjedhin. Si vend i NATO-s, tha ai, dhe si vend në perspektivë drejtë BE ka probleme me çështjen e zgjedhjeve , ka probleme me zhvillimin normal të Parlamentit , ka probleme me kushtetutshmërinë duhet të shikoi vetveten se ku duhet të shko”.

Akti që parlamenti miraton në aspektin parimor të drejtën e votës , unë nuk dua që të ketë probleme në aspektin inplementuar që ka të bëjë me KQZ-në. Për më tepër është vendosur që Komisioni Rregullator do ta vendos këtë me konsensus por konsensusi është fjalë e artë në Shqipëri por shpesh ndodhin probleme jo të vogla.  në këtë pikëpamje është shumë e rëndësishme që procesi të eci shpejt , të jetë një proces transparent dhe i pa manipulueshëm”.

Sipas deputetit Mediu, nëse do të ketë probleme me zgjedhjet, Shqipëria do të ketë një problem shtesë.

Që nga 2013 e këtij ne nuk kemi arritur të bëjmë dot asnjë Reformë Zgjedhore.  në zgjedhjet e 2005 dhe 2013 kur ka pasur rrotacion politik, politika dhe shteti kanë qëndruar larg manipulimit të zgjedhjeve, të paktën në pjesën dërrmuese të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related