Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej në një emision televiziv pasditen e sotme. Gazetarja Keti Banushi dha më shumë detaje se ç’ndodhi dje gjatë seancës në GJKKO kur Meta u njoh me masën e arrestit në burg.
‘Që prej të dielës ka filluar SPAK të jetë aktiv me dosjet. Kishte ardhur koha si për zotin Meta si për Çyrbja dhe për Berishën që është në seancë paraprake. Kanë qenë kërkesa GJKKO-së dhe gjyqtari e mbajti 12 ditë, mori kohën për kërkesat e arrestimit. SPAK ka çuar kërkesën në gjykatë në datën 9 dhe ka dalë prej andej në datën 20 dhe më 21 u bë ekzekutimi. Është gjykata që merr kohën e nevojshme. Nuk janë vendime të lehta.’
Meta që tashmë ndodhet tek paraburgimi 313, ditën e djeshme nuk la pa fyer prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Arben Kraja.
‘Dje u bë verifikimi i masës së sigurisë. Janë persona në hetim. Ka nisur me tensione. Meta ka qenë i tensionuar me të gjithë prokurorët. Sipas gjykatës njoftojnë gjykatën për masën e sigurisë. Ka qenë Kraja që ka relatuar se masa u bë konform rregullave kjo e ka irrituar Metën i cili pasi ka akuzuar si mashtrues Arben Krajën. Dhe ka akuzuar kreun e SPAK me të njëjta shprehje si më herët.
Ka patur fyerje dhe kërcënime. Ai i ka thënë ta kam vath në vesh shihe çdo të të bëj. Seanca për 3 orë u shty dhe më pas ka qenë ndryshe qëndrimi i Metës duke u marrë me akuzat duke mbajtur qëndrimin e tij për CEZ/DIA. Vërtetë ishe dosje që hetohej që në 2019, ishte e vështirë për të gjetur prova. Ismailaj shumë herë nuk ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme.’
‘Është tek paraburgimi 313. Qëndrojnë pranë banesave. Meqë familjen e ka në Tiranë u mendua të qëndrojë tek 313.’
Ermal Hasimja theksoi për Arbër Hitajn se duket një lloj selektiviteti në goditjet e SPAK.
‘Arrestimi i Metës pritej, drama ishte përgatitur. Forma që u zgjodh ishte e panevojshme dhe e mori vëmendjen. Duket, që ka një lloj selektiviteti tek arrestimet. Edhe po të krahasosh tek akuzat që kanë dalë, duken qesharake në përmasat e tyre në raport me skandalet e përjavshme këto vitet e fundit. Merr një tjetër dritë ky arrestim i Metës. Duket si i dalë nga radha. Është drejtësia ajo që vendos. Nuk ka qarkullim elitash, kemi rrallim elitash. Nuk kemi ndonjë zëvendësim të figurave kryesore. Ajo që është risi kemi një drejtësi që fut në burg politikanë të kalibrit të lartë. Të jep një lloj shprese por shoqërohet me dyshimet e veta.’
