Pazari me Pashalimanin, Artur Meçollari nxjerr prapaskenat e forta, ja si i përzuri Edi Rama holandezët dhe u hapi…

Data

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka rikthyer në vëmendje debatin për bazën e Pashalimanit dhe të ardhmen e industrisë detare shqiptare.

Në një reagim publik, Meçollari akuzon qeverinë se ndërpreu pa shpjegim bashkëpunimin me kompaninë holandeze DAMEN Shipyards, pavarësisht rezultateve konkrete dhe investimeve të kryera në kantier.

Sipas tij, në Pashaliman u ndërtuan tre anije moderne të klasit “Stan Patrol 4207”, me mbështetje financiare nga qeveria holandeze. Projekti, thotë ai, kishte krijuar kapacitete vendase, punëtorë të certifikuar dhe mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve.

Meçollari pretendon se Forca Detare kishte kërkuar disa herë rinovimin e kontratës me DAMEN, ndërsa në vitin 2020 Bordi i Modernizimit i Forcave të Armatosura kishte miratuar projektin për vijimin e bashkëpunimit. Megjithatë, sipas tij, ky vendim u anashkalua me orientimin e mëvonshëm drejt kompanisë italiane Fincantieri.

Ai e konsideron këtë lëvizje si një goditje ndaj kapaciteteve ekzistuese të Pashalimanit, duke theksuar se kantieri sot funksionon me staf shumë më të reduktuar dhe me aktivitet minimal.

Debati u ndez pas marrëveshjes së fundit mes kompanisë italiane Fincantieri dhe shoqërisë shtetërore KAYO, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Projekti parashikon krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku pala italiane do të zotërojë 51% dhe pala shqiptare 49%.

Qeveria e ka prezantuar marrëveshjen si një hap strategjik për ringritjen e industrisë detare në Shqipëri, me synim ndërtimin e anijeve gjatë viteve 2026–2030.

Por kritikat mbeten të forta. Sipas Meçollarit, para se të flitet për modernizim, duhet sqaruar pse u braktis modeli i mëparshëm me holandezët, çfarë kostoje solli ky vendim dhe pse anijet e prodhuara në Pashaliman kanë mbetur prej vitesh pa mirëmbajtje të plotë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related