Sokol Sadushi dhe Arben Rakipi, dy prej “baballarëve” kryesorë të Reformës në Drejtësi, nuk lënë asnjë rast për të treguar se janë gati të përleshen me njëri-tjetrin, pasi të dy kanë hyrë në një betejë se cili prej tyre të rrëmbejë pjesën më të madhe të asaj që quhet “Drejtësi e Re”.
Këtë të Premte, Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të posaçëm për ndryshimet në Kodin Penal, prezantoi ato që ai i konsideroi risi në legjislacionin përkatës.
Sokol Sadushi, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk i rezistoi tundimit për të sulmuar Arben Rakipin, duke u ankuar publikisht se kishte mbërritur në atë takim i papërgatitur, pasi nuk i ishte vendosur në dispozicion drafti i Kodit të ri Penal.
“Dua të theksoj se, deri në këtë moment, as unë si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe as dhe komuniteti i profesionistëve nuk jemi njohur me versionin përfundimtar të projektit, që prezantohet sot. I vetmi dokument i bërë i aksesueshëm ka qenë një version i pjesës së përgjithshme i vitit 2023…”, deklaroi Sadushi
