Pasi u hodhën papritur në rrugë nga Mirlinda Karçanaj, punonjësit e ADISA-s nuk marrin dot lekët tyre, zbardhet shkresa

Data

Punonjësit e institucionit të ADISA-s (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara) kanë denoncuar publikisht problemin e shkëputjes së marrëdhënieve të punës dhe abuzimin me të drejtat e tyre. Pak muaj më parë, punonjësit e këtij institucioni u njoftuan se ADISA nuk do të ofrojë më shërbime në sportelet e vendit, por do t’i zhvendosë këto shërbime në platformën online e-Albania, me kërkesë të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Duke qenë se më 21 Tetor hyri në fuqi shfuqizimi i ligjit “‘Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, të gjithë punonjësit e ADISA-s më 4 nëntor firmosën dokumentet përkatëse për shkëputjen e marrëdhënieve të punës, siç parashikohet nga Kodi i Punës. Sipas këtij ligji, punonjësit kanë të drejtë të marrin një periudhë të caktuar njoftimi (nga 1 deri në 3 muaj) përpara se marrëdhënia e punës të ndërpritet, në varësi të kohës që ata kanë punuar në institucion.

Megjithatë, sipas denoncimeve të punonjësve, kjo periudhë njoftimi është shmangur, dhe ata nuk janë informuar siç duhet, duke i lënë pa pagesën për periudhën e njoftimit. Madje ata thonë se janë kërcënuar nga drejtuesit e lartë të ADISA-s, përfshirë drejtoreshën Eridana Çano dhe drejtorin e Adisa-s, Angelo Koleka, për të firmosur kontrata të reja nën kushte të pasiguruara dhe të padrejta. Punonjësit e ADISA-s bëjnë apel për mbështetje dhe ndërhyrje urgjente nga inspektoriatet dhe autoritetet ligjore për të hetuar këtë situatë dhe për të siguruar që të drejtat e punonjësve të respektohen në përputhje me ligjin. Ata kërkojnë që të bëhet një hetim i plotë dhe transparencë në këtë proces, si dhe një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related