Edi Rama nga Berat: Edhe sikur të mbyllej Parlamenti, pagat e deputetëve janë “një pikë uji në oqean” për rritjen e pensioneve

Data

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët në Berat, ka komentuar debatet mbi rritjen e pagave të deputetëve dhe ndikimin e tyre në ekonominë e vendit.

Rama u shpreh se edhe në rastin hipotetik të mbylljes së Kuvendit dhe shpërndarjes së pagave të 140 deputetëve, kjo nuk do të kishte ndikim real në përmirësimin e pensioneve.

“Sikur ta mbyllnim fare Parlamentin dhe të shpërndanim pagat e deputetëve, do të ishte një pikë uji në oqean”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë theksoi se rritja e pensioneve ka qenë një nga sfidat më të mëdha për shkak të mënyrës se si funksionon skema e sigurimeve shoqërore, e cila sipas tij është trashëguar me probleme.

Ai nënvizoi se për të realizuar rritje të qëndrueshme të pensioneve, është e domosdoshme rritja e ekonomisë dhe forcimi i buxhetit të shtetit.

Rama shtoi se qeveria tashmë ka arritur të ndërtojë një plan financiar më të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për rritje graduale të pensioneve, megjithëse pranoi se buxheti mbetet ende i kufizuar.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e pensioneve dhe kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related