Bëhet fjalë për peridhën nga 15 qershori deri më 15 shtator, teksa qëllimi sipas vendimit është që të eliminohen ndotjet dhe zhurmat që vijnë si rezultat i ndërtimeve.
Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.
Gjithsesi, ky vendim mund të dëmtojë bizneset e ndërtimit dhe qytetarët që kishin planifikuar ndërtimet gjatë kësaj vere, pasi duhet të ishte marrë disa muaj para, që të viheshin në dijeni qytetarët, dhe jo një vendim i marrë sot dhe fillon zbatimin nesër.
Vangjel Tavo pezullon ndërtimet për të shmangur zhurmat dhe ndotjen, por ndërkohë i prish objektet pa leje në mes të sezonit turistik për vete. Vetëm 7 ditë më parë, në media u publikua lajmi se ai kishte shkarkuar nga detyra drejtuesin dhe inspektoret e IMT-së së Himarës, ku filloi dhe shembjen e objekteve që kishin lejuar të ndërtoheshin pa leje në Jalë, Dhërmi dhe Drimadhe.
