Ndërsa u ndal tek pr/ligji për eficiencën e energjisë e quajti fasadë përpara realitetit të Tiranës i cili është kthyer në geto betoni.
“Keni hedhur poshtë shkencat politike. Në këtë gjendje që është Shqipëria ku 1.5 mln shqiptarë janë larguar ju i keni rritur votat. Ndërkohë grupet kriminale kanë nisur të ndërhyjnë të marrin eksperiencë sa të zot jeni për manipulimin e votave.
Bëni propagandë me këtë pr/ligj se do të rrisni eficencën e energjisë, ndërkohë që Shqipëria, Tirana, ka nevojë për shumë gjëra të tjera. Jam dakord në letër por realiteti është tjetër. Në Tiranë ndërtimet janë pa kriter. Nuk keni lënë vend pa bërë ndërtime. Ia keni bërë të pabanueshëm jetesën e tyre. S’ka mbetur vend të lirë në Tiranë.
Ia keni marrë frymën Tiranës e Shqipërisë e merrni vota, përveç vjedhjes nuk ka. Ndërkohë qytetarët nuk kanë rrugë as kanalizime. Janë rritur çmimet.
