Pas vrasjes së Jani Aliajt dhe plagosjes së Dhimitër Meçit, autoritetet greke zbarkojnë në burgun e Koridhalos

Data

Një kontroll i gjerë dhe i papritur është zhvilluar në orët e para të së shtunës në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, nga strukturat elitare të Policisë Helenike, të njohura si “FBI-ja greke”.

Operacioni përfshiu bastisje në 10 qeli, 3 ambiente të Deposë Qendrore të Materialeve të Burgjeve, si dhe kontrolle personale ndaj 31 të burgosurve.

Në aksion morën pjesë forca të shumta policore, përfshirë:

  • Nëndrejtorinë Kundër Narkotikëve
  • Nëndrejtorinë e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës
  • Nëndrejtorinë e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale
  • Njësinë Speciale Antiterror (EKAM)
  • Një qen policie për zbulimin e lëndëve të paligjshme

Gjatë kontrolleve, autoritetet ngritën padi penale ndaj dy të burgosurve, të cilët u kapën në posedim të telefonave celularë, në shkelje të rregullave të sigurisë së burgut.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë operacionit u sekuestruan:

  • 2 pako najloni me kanabis të përpunuar (të tipit “çokollatë”), me peshë totale rreth 2.75 gramë
  • 4 telefona celularë
  • karta SIM
  • karikues dhe kabllo karikimi

Ky operacion vjen në një klimë të tensionuar sigurie brenda burgut të Koridhalos, pas dy incidenteve të rënda me protagonistë shtetas shqiptarë gjatë javëve të fundit.

Në ambientet e këtij burgu u vra Jani Aliaj, ndërsa pak ditë më parë u plagos me thikë Dhimitër Meçi, i cili ishte transferuar nga Koridhalos drejt burgut të Malandrinos.

Autoritetet greke dyshojnë se ngjarjet lidhen me përplasje të brendshme mes grupeve kriminale dhe po hetojnë nëse ekzistojnë lidhje mes episodeve të dhunës dhe sendeve të paligjshme të gjetura gjatë kontrolleve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related