Pas Veliajt pritet fundosja e Ballukut, tuneli i Llogarasë si qokë e Ramës për komshiun e Erdoganit “gropa e zezë” e…

Data

Prokuroria e Posaçme nuk do të ndalet vetëm me hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë. SPAK pritet ta ngrejë stekën edhe më lart, duke shkuar deri te numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Ministren rrezikon ta fundosë afera e tunelit të Llogarasë, e cila po hetohet nga prokurorët specialë. Balluku akuzohet se në bashkëpunim ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Sipas dosjes që ndodhet në tryezën e SPAK, projektit të tenderit të tunelit të Llogarasë iu fryn kostot me 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.

Gjithashtu, kemi të bëjmë me një fitues të përcaktuar, pas një takimi në Ankara, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, 21 ditë para rishpalljes së tenderit. Në këtë takim ka qenë e pranishme Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.  Por si u arrit kjo marrëveshje që rrezikon t’i bëjë “gropën” Ballukut? Ministrja njoftoi zyrtarisht në tetor 2021, se  fitues i zbatimit të projektit që lidh Vlorën me Palasën ishte shpallur bashkimi i konsorciumit turk: – INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll) – SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.  Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër  “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related