Berisha: Në “Harabelin” e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë euro, por Alban Dabulla k*rcënoi me “Xibrakën”

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon ende me pretendimin se ditën e premte, kur BKH ndërmori një aksion për ushtrim kontrollesh në kuadër të hetimit pasuror të SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u zhvillua një betejë mes “Kodrës së Diellit” dhe “Surrelit”, siç i quan ai.

Dy ditë më parë, Berisha pretendoi se BKH kishte marrë urdhër që të ushtronte kontroll në banesën e Erion Veliajt, por sipas tij, botuesi Alban Dabulla kërcënoi se do të bënte publike foto të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës me grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, dhe BKH më pas u tërhoq.

Ndërkohë, ditën e sotme, Berisha deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Sipas liderit demokrat, BKH është tërhequr sërish për të mos e bërë publike pas kërcënimit të njëjtë nga Alban Dabulla.

Sipas Berishës, gjatë operacionit të laboratorit të Xibrakës ka patur urdhër-arresti edhe për vëllain e Alban Dabullës, Besnik Dabulla.

Sali Berisha: Tre ditë më parë u zhvillua, siç e denoncova këtu para jush, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë. Akti i dytë ka përsëri të njëjtët aktorë. Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’. Ekipi i BKH dhe Skapit, nga shtëpia e Erion Velisë në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’. Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla. I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri. Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet. Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve. Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin… Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij. Pra, në këtë kontekst ata kanë të gjithë dokumentacionin e personit të paidentifikuar, që shkruante polici që kishte frikë të përmendte emrin e Olsi Ramës. Dhe kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove. Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related