Pas incidenteve të ndodhura në seancën e kaluar parlamentare, në sallën e Kuvendit është shtuar masa e sigurisë për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë seancës së sotme plenare është vënë re prania e një gardisti pranë tavolinës ku qëndron Balla, si pjesë e masave për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në sallë.
Në seancën e kaluar parlamentare pati debate të ashpra dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, që në disa momente u shoqëruan edhe me tentativa fizike.
Situata u tensionua pasi Balla ofendoi deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke iu drejtuar me një shprehje që shkaktoi reagime të forta nga opozita.
Për shkak të këtyre incidenteve, sot në sallën e Kuvendit janë marrë masa shtesë sigurie për të garantuar zhvillimin normal të seancës plenare.
