Pas protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, Mickoski premton zgjidhje për provimet në gjuhën shqipe

Data

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas paralajmërimeve për një protestë të dytë të studentëve shqiptarë në Shkup, lidhur me kërkesën për zhvillimin e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

Mickoski deklaroi se qeveria po punon për një zgjidhje konkrete dhe kërkoi durim nga studentët dhe pjesëmarrësit në proces.

“Besoj se shumë shpejt do të dalim me një propozim-zgjidhje, i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë shtoi se sipas tij ekzistojnë forca politike që po përpiqen të nxisin tensione dhe protesta, në vend që të kontribuojnë në reforma institucionale.

Ndërkohë, lëvizja studentore shqiptare ka paralajmëruar protestë më 18 maj. Kreu i saj, Mevlan Ademi, bëri thirrje për mobilizim masiv në mbështetje të kërkesës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Një muaj më parë, studentët shqiptarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë në Shkup, duke kërkuar që provimet e jurisprudencës dhe testimet e tjera shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, të drejtë që sipas tyre garantohet nga Kushtetuta.

Deri tani, institucionet e vendit nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë kërkesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related